Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ndryshon delegatët, kujt ia beson Tiranën; vendimet e tjera që mori Kryesia e PS

Rama ndryshon delegatët, kujt ia beson Tiranën; vendimet e tjera

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS është bërë një rishpërndarje e të deleguarëve. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se fokusi i mbledhjes ishte transformimi i brendshëm i partisë dhe puna e socialistëve në terren.

Drejtimin e PS në Tiranë, ai ia ka besuar deputetëve Paulin Stërkaj, Delina Ibrahimi, Mimi Kodheli dhe Blerina Gjylameti.

-Kryeparlamentarja Lindita Nikolla është deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit

-Deputetja Mimi Kodheli është dërguar në Njësinë nr.8 në Tiranë

-Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimi u delegua në Njësinë nr.5 në kryeqytet

-Deputeti Paulin Stërkaj u delegua në Njësinë nr. 11

-Deputetja Blerina Gjylameti në Njësinë nr. 4

-Ministrja e Bujqsisë do jetë e dërguara e PS në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë

-Deputeti Orlando Rakipi është caktuar delegat në Bashkinë e Vorës

Një tjetër vendim që u mor në Kryesi ishte zëvendësimi i Ervin Bushatit si kryetar i PS-së për Tiranën me Erion Veliajn. Ky i fundit do ta mbajë këtë post përkohësisht.

Në mbledhjen e Kryesisë u miratua dhe metodologjia e kalendari i analizave që do të kryhen në të gjitha qarqet mbi zgjedhjet e 25 prillit. Në funksion të kësaj, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri u autorizua të caktojë grupin e punës për ndryshimet statutore në parti.

Gjiknuri bëri një përmbledhje të punës së së deritanishme të sekretariatit të ri dhe ecurisë së përmbushjes së detyrave të caktuara në mbledhjet e fundit të Kongresit dhe Asamblesë Kombëtare.

Të fundit