Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ndryshon ligjin për Akademinë e Shkencave për t’i hapur rrugë Skënder Gjinushit për një mandat të dytë

Rama ndryshon ligjin për Akademinë e Shkencave për t’i

Skënder Gjinushit i hapet rruga për një mandat të dytë në krye të Akademisë së Shkencave.

Kjo pasi në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar së fundmi projektligji për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon rizgjedhjen e kryetarit aktual Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave me një mandat të dytë radhazi.

Në draftin e propozuar nga një grup deputetësh në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, parashikohet ndryshimi i Nenit 11 të ligjit nq fuqi, i cili në pikën 10, përcaktonte se “Kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe drejtuesit e seksioneve mund të rizgjidhen në të njëjtin funksion për dy mandate, por jo radhazi”.

Ndryshimet ligjore që u bënë katër vite më parë për të shmangur mandatet e përjetshme dhe siguruar rrotacionet e krerëve të institucioneve të pavarura, duket se po zhbëhen nga socialistët.

Të fundit