Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ndryshon qëndrim ndaj SPAK: Tërësisht e fokusuar te misioni i saj

Rama ndryshon qëndrim ndaj SPAK: Tërësisht e fokusuar te misioni

Duket se kryeministri Edi Rama ka ndryshuar qëndrim ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ndryshe nga një muaj më parë, ku Rama u tregua shumë kritik ndaj punës së SPAK, pasi nuk ka çuar para drejtësisë asnjë gjykatës e prokuror të korruptuar të nxjerrë jashtë sistemit nga vetingut, sot kreu i qeverisë ka mbajtur një qëndrim të zbutur.

Gjatë fjalës në “Konferencën Antikorrupsion”, Rama tha se askujt më parë nuk ia priste mendja që për një kohë të shkurtër pas reformimit të sistemit të drejtësisë, do kishte pas hekurave, ministra, deputetë apo kryebashkiakë, ndërsa Prokuroria sipas tij është tërësisht e fokusuar te misioni i saj për të bërë drejtësi.

“Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë. Kush e mendonte në këtë vend deri pak vite më parë se do të vinte dita vetëm pak vite më pas nga reforma në drejtësi që askush nuk do ndihej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur në pushtetin vendor, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar te misioni i saj për të bërë drejtësi.

Nuk besoj se dikush në këtë sallë deri para pak vitesh do i përgjigjej pyetjes pozitivisht, a e beson se pas pak vitesh do të ndodhë kështu, dhe jo kryetarë qeverie, kryebashkiakë apo deputetë të partisë në pushtet”, deklaroi Rama.

Të fundit