Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Në 28 nëntor hapet kantieri i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Rama: Në 28 nëntor hapet kantieri i Aeroportit Ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në 28 nëntor pritet të hapet kantieri për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Më herët, Rama njoftoi se një ditë më pas, në 29 nëntor do të hapet për qarkullim rruga e Arbrit.

Po të them jo vetëm që nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë për PPP dhe nuk kompleksohem fare çfarë thoni ju se me mendjen tuaj Shqipëria mbeti aty ku ishte por faktet flasin. Më 29 nëntor do të hapet rruga e Arbrit që të kalojnë njerëzit me të vetmin problem në qafën e Murrizit, e gjithë pjesa tjetër është gati. Dhe ja çfarë bën këtu PPP,” deklaroi Rama.

Rruga e Arbrit pritet të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni. Gjurma të cilën do të përshkojë ndërtimi i rrugës së Arbrit, nis në lindje të qytetit të Tiranës, në anë të malit të Dajtit, vijon në Qafëmollë, Shëngjergj, Burrel, Klos, Bulqizë, Peshkopi dhe Dibër e Madhe (Maqedoni) që gjendet 5 km larg kufirit shqiptar.

Të fundit