Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama në Durrës me “recetë mjekësore”: Shërimi i opozitës nis duke e mos e votuar, gratë t’i venë burrat në gjumë

Rama në Durrës me “recetë mjekësore”:

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turneun e tij të gjatë elektoral, këtë herë me ndalesë në Durrës, ku, për të disatën herë, u përpoq të luante rolin e psikiatrit politik. Me një “diagnostikim” të çuditshëm, Rama e quajti Partinë Demokratike “të sëmurë”, ndërsa ofroi edhe një “terapi” mjaft origjinale: mosvotimin e saj.

Në një skenë që ngjante më shumë me një shfaqje stand-up sesa një takim elektoral serioz, kryeministri i vendit kërkoi nga gratë që “t’i venë burrat në gjumë” nëse këta të fundit kanë ndër mend të votojnë opozitën. Me sa duket, për Ramën, demokracia nuk funksionon më me bindje e ide, por me gjumë të thellë dhe kujdes ndaj “kunatave”.

“Ju mund ta shëroni atë parti duke e lënë që të thahet ajo kënetë,” tha Rama, duke harruar ndoshta se vetë është bërë kënetë e pandryshueshme e tranzicionit shqiptar. “Mos janë çyryk”, pyeti Rama për opozitarët, ndërkohë që qytetarët pyesin të njëjtën gjë për qeverisjen e tij të gjatë dhe të tejzgjatur.

 

Të fundit