Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Ne e kemi fituar luftën ndaj kanabisit, ish PD thoshte se Lazarati është kështjella e demokracisë

Rama: Ne e kemi fituar luftën ndaj kanabisit, ish PD thoshte se Lazarati

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nismën e prezantuar sot për legalizimin e kanabisit.

I ftuar në ‘Opinion’, Rama tha se nisma ‘do trajtohet me kohën dhe gjakftohtësi se morëm përsipër atë që PD se mori kurrë që t’i hapim luftë këtij fenomeni’.

I pyetur se pse u ndërmor ky akt kur mediat më të njohura ndërkombëtare e kanë cilësuar qeverinë si arkitekt i kanabizimi, nisur edhe nga fakti se ka një ish ministër të Brendshëm në burg.

“Se kjo ka qenë propagandë por jo për ata që vlerësohemi partneri aleat SHBA, por për të kundërtën. Po të vijmë te shqiptarët, nuk qëndron, por një pjesë tjetër funksionon me telefonin e prishur.

Ka patur fenomen që është luftuar dhe për herë të parë u mor përsipër të luftohet por ishte vendosur një kapak varri. ne kemi fituar mbi këtë fenomen.

Ne nxirrnim cdo ditë komunikata që u kapën e u dogjëm. Në atë luftë me kanabis ka patuar policë që janë përlyer, por është fituar.

Ish PD thoshte se Lazarati është kështjella e Demokracisë, ishte zemra e fenomenit”, tha Rama.

Të fundit