
Flash News
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë
E paditi në SPAK, Balla i përgjigjet Bardhit: Behu gati PD-ja e Elbasanit se do ju kallëzojë Gazi për tradhti
KQZ miraton elemente teknikë se si do të jetë fleta e votimit në 25 prill
U largua nga lista finale e koalicionit me Bashën, sqaron Mustafa Lici
Meta kthen ligjin “Për karrierën ushtarake në FA”: Nxit idenë e gabuar se gjen punë dhe “pa shkollë”
Rama në Fier: T’u ofrohet punë si roje apo teknik ish-pronarëve të tokave ku do ndërtohet spitali
Është hapur ditën e sotme kantieri i spitalit rajonal të Fierit me financim nga qeveria turke. Kreu i qeverisë Edi Rama i shoqëruar nga ministret Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliut pa nga afër punimet.
Pa lënë mënjanë ironitë e tij, kreu i qeverisë i kërkoi inxhinierit të firmës turke që t’u ofroi punë ish-pronarëve të tokave sipas aftësive të tyre, roje, teknik apo punëtor në kantier.
“Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë të shpronësuara t’i takosh që nga ai zotëria që unë fola atë ditë dhe t’i ofroni mundësinë që të mund të punojnë këtu duke pasur parasysh aftësinë e tyre, që nga roje kantieri, punëtor, teknik se nuk e di çfarë aftësish kanë. Dua t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësinë që të përfshihen”, tha Rama.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se ka përfunduar faza e shpronësimit të 12 familjeve në truallin e të cilëve do të ngrihet spitali, ndërsa shtoi se përveç punonjësve nga Turqia do të ketë edhe punonjës vendas si dhe nga zonat përreth.
“Kemi nisur nga puna pas një jave punë përgatitore. Kemi mbyllur edhe fazën e shpronësimit me 12 familje që ndodhen këtu. Procesi është mbyllur me sukses. Agjencia e Shpronësimeve ka bërë të gjithë procedurat. Kemi nisur nga puna për kantierin dhe deri ditën e hënë pritet që këtu të ketë mbi 200 punonjës dhe 20 inxhinierë që do të bëjnë gjithçka që duhet sa i përket logjistikës. Kemi marrë masat edhe për punonjësit. Një pjesë e mirë e tyre vijnë nga Turqia. Do ketë edhe punonjës vendas. Kemi nisur kontakte me kompani vendase dhe punonjës nga zonat këtu që kanë eksperiencë në ndërtim", tha Balluku.
Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se “Kemi përfunduar anën mjekësore.Është me të gjithë pajisjet mjekësore dhe të gjitha shërbimet. Do përshihen shërbimet e urgjencës dhe kirurgjisë si dhe do ketë departament special për kirurgjinë speciale".
Ditari politik









Të fundit

Topalli: Berisha është opozitar i fortë, por s’flas për ata që e kanë dorëzuar karrigen
26 Shkurt 2021, 22:55

Lezha dhe Durrësi mbulohen nga mjegulla, ç'thotë shërbimi meteorologjik
26 Shkurt 2021, 22:06
Bejtja: Nëse Basha bën koalicion me Ramën, do ishte tradhtari më i madh
26 Shkurt 2021, 21:55
Merkel refuzon të vaksinohet me "Astrazeneca"
26 Shkurt 2021, 21:48
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë
26 Shkurt 2021, 21:26

Nicole Kidman pëlqen të veshë këto dy tendenca në 'Golden Globes'
26 Shkurt 2021, 21:03
"The Crown", trillim apo i vërtetë? Si përgjigjet Harry
26 Shkurt 2021, 20:44

Aksident me vdekje te "Rruga e Kombit", trajleri përplas dy makina
26 Shkurt 2021, 20:43
COVID-19 ja u merr jetën brenda 24 orëve dy vëllezërve nga Mati
26 Shkurt 2021, 20:23
Pas divorcit, Kelly Clarkson shkroi 60 këngë
26 Shkurt 2021, 19:55
Kryemadhi: Marrim 100 mandate më 25 Prill, kam frikë se PS s'do të dalë as e treta
26 Shkurt 2021, 19:49
KQZ miraton elemente teknikë se si do të jetë fleta e votimit në 25 prill
26 Shkurt 2021, 19:31
Spektakël pa fitues në Durrës, Teuta e Kukësi ndajnë nga një pikë
26 Shkurt 2021, 19:31
Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?
26 Shkurt 2021, 19:05

U largua nga lista finale e koalicionit me Bashën, sqaron Mustafa Lici
26 Shkurt 2021, 18:24


Situata e Covid-19 në 24 orët e fundit, 20 viktima dhe 916 të infektuar
26 Shkurt 2021, 17:40
