Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama në konferencë me Melonin: Ka grupe kriminale në Shqipëri, por jo mafie

Rama në konferencë me Melonin: Ka grupe kriminale në

Kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane Giorgia Meloni, pas vizitës në kampin e refugjatëve në Shëngjin, mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Edhe në konferencë Rama nuk nguroi të flasë sërish për investigimin e Rai-t, duke sulmuar sërish median italiane. Duke cituar Altin Dumanin, kreun e SPAK, Rama mohoi që Shqipëria të ketë elementë të mafies edhe pse investigimi solli dëshmi e fakte që pohonin të kundërtën.

Edhe pse tenton të shfajësohet, Rama pranon se ka grupe kriminale që veprojnë në vend.

“Po flas italisht, sepse sido të jetë këtu jemi në një territor italian. Më lejoni të shpreh kënaqësinë që t’ju shoh të gjithëve shëndoshë e mirë, që sipas një gazete italiane që merret me të nesërmen, thelbi i kriminalitetit shqiptar është vendi ku veprojnë klanet që lidhet me trafikun e qenieve njerëzore.

E kemi marrë shumë seriozisht këtë shqetësim dhe meqë gazeta thoshte që dhe prokuroria po merret për zbulimin e këtyre krimeve, do të thotë që po merremi bashkë me prokurorinë dhe SPAK na siguroi që ky grup nuk ekziston as këtu dhe as në vende të tjera. Sigurisht që veprojnë grupe, por nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare që përdoret për të hedhur baltë”, deklaroi Rama.

Të fundit