Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama në panik! Sulmon opozitën me fyerje dhe propagandë, shmang skandalet e qeverisë

Rama në panik! Sulmon opozitën me fyerje dhe propagandë, shmang

Kryeministri Edi Rama ka përdorur edhe një herë një gjuhë të rëndë ndaj opozitës, duke vijuar propagandën e tij boshe në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste.

Në vend që të japë llogari për keqqeverisjen dhe skandalet e korrupsionit që kanë tronditur qeverinë e tij, Rama ka zgjedhur të sulmojë opozitën dhe kryetarin e saj, Sali Berishën, duke i quajtur kundërshtarët politikë “bretkosa” dhe duke shpërndarë mesazhe denigruese.

"Do t’i bëjnë të rinjtë dhe të rejat ta refuzojnë kënetën dhe bufin e stërplakur, dhe të gjitha bretkosat politike dhe mediatike," – deklaroi Rama, duke treguar edhe një herë arrogancën e tij ndaj çdo mendimi ndryshe.

Në vend që të fokusohet tek hallet e shqiptarëve, që po përballen me varfërinë, emigracionin masiv dhe korrupsionin në çdo nivel të qeverisë, Rama vijon të tallet me qytetarët, duke bërë premtime boshe dhe duke hedhur baltë ndaj opozitës.

Ndërkohë, shqiptarët presin përgjigje për skandalet e përfshirjes së qeverisë në korrupsion, për krizën ekonomike dhe për dështimin e qeverisë në përmbushjen e premtimeve për integrimin europian.

Në vend të transparencës dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve, Rama zgjedh të fshihet pas propagandës dhe sulmeve personale, duke treguar se e vetmja gjë që i intereson është mbajtja e pushtetit me çdo kusht.

Të fundit