Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama në prag të zgjedhjeve: Në fund të vitit do të jetë gati aeroporti i Vlorës

Rama në prag të zgjedhjeve: Në fund të vitit do të

Në prag të zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama njoftoi sot se aeroporti i Vlorës do të jetë gati për fluturime në fund të viti 2024.

Duke folur në një takim me turoperatorët në qytetin bregdetar, Rama tha se Vlora ka pasuar ndryshime si pasojë e projekteve të zhvilluar në këtë qytet.

“Më vjen mirë që tani e kemi nisur me dy kantierë të mëdha që do i japë shtysë të madhe turizmit, ekonomisë. Porti turistik do të sjellë një Vlorë një tjetër kategori turistësh dhe portit të ri tregtar që do të lehtësojë industrinë e peshkimit.

Me kantieret e reja që janë hapur dhe do hapen do t’i japin një impuls të ri Vlorës. Pa harruar aeroportin u punimet ecin shumë mirë dhe fluturimin e parë do ta kemi në fund të vitit 2024 dhe shpresojmë të mos kemi surpriza.

Aeroporti i Vlorës pati shtyrje që ishin jashtë vullnetit tonë, por tani është tërësisht në vijë dhe nëse nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikuar jam besimplotë që në fund të vitit 2024 do të kemi fluturimin e parë”, tha Rama.

Të fundit