Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama në qendrën e parë në ‘Air Albania’: Vaksinimi ndaj Covid-19 në javën e tretë të janarit, sa kemi siguruar deri tani

Rama në qendrën e parë në ‘Air Albania’:
Edi Rama gjate inspektimit te Qendrës së Parë të Vaksinimit anti-Covid19 në ‘Air Albania Stadium’

Kryeministri Edi Rama deklaron se vaksinimi në Shqipëri mund të nisë edhe para javës së tretë të janarit për Covid-19.

Teksa ka inspektuar instalimin e Qendrës së Parë të Vaksinimit anti-Covid19 në ‘Air Albania Stadium’, Rama thotë se deri tani janë siguruar 500 mijë vaksina.

Fillojmë në javën e tretë të janarit, shpresojmë të nisim edhe më shpejt, jemi në komunikim në të katër anët. Kemi besim se mund të fillojmë edhe më shpejt falë disa kanaleve referenciale që kemi hapur. Jemi në fazë pozitive për prespektivën të kësaj lufte, kemi siguruar 500 mijë vaksina dhe garantuar një trend vaksinimi që i përgjigjet strategjisë”, tha Rama.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se pas Tiranës, Vlorës e Shkodrës do hapen qendra të tjera vaksinimi'

Të fundit