Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Në shtator çojmë ligjn e ri, sportistët protagonistë marrin gradën kolonel

Rama: Në shtator çojmë ligjn e ri, sportistët

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në shtator do të jetë gati ligj i ri që u jep grada kampioneve botërore. Gjatë ceremonisë për nderimin e boksierit Florian Markut, Rama tha se sportistët protagonist do marrin grada duke i bërë kolonelë që do të punojnë në Ministrinë e Brendshme.

Kur celebronim Luizën shumëkush derdhte vrerë duke an treguar si e braktisëm dikur. Ilir Suli është pjesë e mbështetjes. Shumë mund të ishte bërë më mire, por këto kanë qenë mundësitë. Kur rrisim mundësitë, rrisim progresin. Sot kemi ligj tjetër në fazë diskutimi, në shtator shkon në parlament , për tju dhënë grada sportistëve protagonist si Gega apo Briken Calja. Që deri në daljen e tyre në pension do paguhen si kolonelë.

Është ligji i propozuar nga Ministri i Mbrojtjes.

Kur flitet për sportit jemi në borxh se shumë vite kaluan dhe një gropë e madhe u hap, por është mirë që askush nga ata që e panë gropën hapur dhe e thelluan, nuk kanë gojë të flasin”, tha Rama.

 

Të fundit