Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama në Vlorë, ‘injoron’ Lelin dhe shoqërohet nga nënkryetari i bashkisë

Rama në Vlorë, ‘injoron’ Lelin dhe shoqërohet nga

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet infrastrukturore që po kryhen aktualisht në zonën Kume në Vlorë.

Puna vazhdon në këtë bllok problematik banesash, që po del në dritë, falë infrastrukturës së re nëntokësore, gjelbërimit, si dhe hapjes së akseve lidhëse të bllokut me rrugët kryesore”, shkruan Rama.

Por ajo që bie në sy është fakti se kryeministri shoqërohet nga nënkryetari i bashkisë së Vlorës, Afrim Qendro, pas përplasjeve që sa vijnë e thellohen me kryetarin e bashkisë Dritan Leli.

Kujtojmë se para zgjedhjeve të 25 prillit ka patur një përplasje të fortë mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Leli, pasi ky i fundit nuk pranoi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës.

Pas këtij akti, Leli u përjashtu nga Partia Socialiste, edhe pse ai do e përfundojë mandatin e kryebashkiakut deri në korrik të vitit 2023. Madje, u përfol se Dritan Leli as nuk shkoi fare të votonte më 25 prill.

 

 

Të fundit