Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nën akuzë për lidhje të ngushta me ish-zyrtarin e FBI, PS i rikthehet padisë për '21 janarin'

Rama nën akuzë për lidhje të ngushta me ish-zyrtarin e FBI,

Partia Socialiste njoftoi sot dorëzimin e një padie në SPAK për ngjarjen e ’21 janarit’, në një kohë kur kryeministri Edi Rama është përmendur në dosjen hetimore ndaj ish-zyrtarit të FBI-së Carles McGonigal.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Sociliste, Damian Gjiknuri, të marër në shqyrtim provën e re dhe të vendosë para përgjegjësisë autorët.

Socialisti gjatë konferencës hodhi akuza mbi opozitën se po përdor çështjen e ish zyrtarit të FBI për të sfumuar '21 janarin'.

"Partia Socialiste e Shqipërisë do të depozitojë sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) një kallëzim penal ndaj shtetasve Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” referuar ngjarjes tragjike të 21 Janarit 2011. Dialogjet e bëra publike midis ekzekutorëve, e tregojnë qartë se vrasjet u urdhëruan nga lart dhe u përgatitën me një gjakftohtësi kriminale, e cila nuk ka asnjë lidhje me ligjin për Gardën e Republikës! Ne e kemi drejtuar gishtin tek Sali Berisha menjëherë pas ngjarjes tragjike! Nuk besoj të ketë patur qytetar që në mos atë ditë, në ditët, javët e muajt pasues, të mos e ketë kuptuar se urdhëruesit e këtyre vrasjeve ishin Sali Berisha e Lulzim Basha", tha Gjiknuri.

Ndërsa lidhur me akuzat ndaj kryeministrit Rama për takimet dhe darkat e padeklaruara me Charles McGoginal, Gjiknuri u shpreh se është një çështje që nuk i përket Shqipërisë.

Të fundit