Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Rama nesër në Kosovë, vizita vjen mes tensioneve në veri dhe "përplasjeve" me Kurtin
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë nesër Kosovën. Së bashku me anëtarë të kabinetit të tij, kreu i qeverisë do të realizojë një vizitë një ditore në Prishtinë, e cila vjen menjëherë, pasi Rama u kthye nga samiti i OKB-së në SHBA.
Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Sapo Rama u dekretua si kryeministër, Kurti e uroi dhe e ftoi Ramën për një vizitë. Ndërkohë kryeministri shqiptar iu përgjigj menjëherë ftesës dhe i tha Kurtit se do ta vizitonte sapo të kthehej nga SHBA-ja.
Dy kryeministrat e shteteve shqiptareve do të bisedojnë mbi përgatitjet e një mbledhje të dy qeverive. Kujtojmë që raportet Kurti-Rama nuk kanë qenë aspak miqësore.
Nisma "Open Balkan" e mbështetur fuqimisht nga Rama dhe e kundërshtuar me të njëjtën forcë nga Kurti ka bërë që raportet të ftohen, ku shpesh nuk kanë munguar "thumbat".
Rama tha se Kosova nuk mund t'i japë leksione Shqipërisë dhe se duhet të respektojë vendimet e saj, ndërsa Kurti e ka konsideuar këtë nismë kundër interesave të shtetit që drejton, duke kërkuar më shumë bashkëpunim midis shteteve shqiptare.
Kjo vizitë vjen në një kohë tensionesh për Kosovën. Prej ditës së hënë, dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, Janirje dhe Bërnjak janë të bllokuara. Situata në veri të Kosovës u përshkallëzua, pas vendosjes së reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës, vendim që u kundërshtua nga serbët, të cilët këto ditë kanë provokuar tensione në kufi.
Kryeministri Rama ka reaguar mbi këtë situatë, ku ka kërkuar bashkëpunim nga ana e Kosovës dhe ndërhyrje nga BE për të zgjidhur çështjen. Ndërkohë dhe qeveria shqiptare ka dënuar sulmet në Zubin Potok dhe Zvecan. Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për shtensionim të menjëhershëm të situatës.