
Flash News
Politiko 'zbardh' listat e Bashës në 12 qarqe/ Ja kandidatët për 25 prillin; shumica ‘zgjidhje politike’
Profile të paautorizuara të ‘kapitenëve’ të LSI: nga ‘idioti i dobishëm’ te ‘Peço i çarçafëve’
Kë do të mandatojë pas zgjedhjeve? Përgjigjet Meta; Komenton rezolutën e PE-së për Shqipërinë
Çomo dhe Bozo në listat e PS, Meta: I rëndësishëm është integriteti, qytetarët t'i japin mesazh politikës
Shpallet kompania fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Rama: Ka flamur shqiptar, është e Behgjet Pacollit
Rama: Nesër nis vaksinimi në Vlorë, presim 'Ok' nga AstraZeneca për 360 mijë doza të tjera
Kryeministri Edi Rama ka folur nga stadiumi Air Albania ku po zhvillohet procesi i vaksinimit për të moshuarit. Nga aty, kryeministri ka thënë se do të vaksinohen të moshuarit që janë personalitete.
Rama shtoi se nesër nis procesi i vaksinimit në qytetin e Vlorës dhe se për 1 mijë të vaksinuar procesi mbyllet këtë javë.
Ndërkaq, bëri me dije se po pret konfirmim për 360 mijë vaksina nga AstraZeneca duke shtuar se, sipas tij, mundësitë janë që brenda 14 muajsh të përfundojë procesi i vaksinimit.
"Skemi pasur asnjë humbje jete si rezultat i bllokimit total dhe karantinimit total. Për rreth 1000 persona vaksinimi do të përfundojë këtë javë, ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga Mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete që duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime.
Presim një konfirmim të rëndësishëm për të formalizuar 360 000 doza me AstraZenecën. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri edhe aty kemi shumë shpresa realiste se do kemi dhe një sasi tjetër. Mbetemi të bindur se do realizohet skenari A, që do të thotë se brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit", tha Rama.
Kujtojmë se, ditën e djeshme nisi procesi i vaksinimit dhe në qytetin e Shkodrës, ku pas bluzave të bardha, u vaksinuan dhe të moshuarit.
Ditari politik





Të fundit






Aeroporti i Vlorës do t’i kushtojë taksapaguesve 138 milionë euro
5 Mars 2021, 19:03




Arsyeja pse Romain Gavras nuk është më me Rita Orën
5 Mars 2021, 18:19

Ende të larta shifrat e covid-it, 21 viktima në 24 orët e fundit
5 Mars 2021, 18:12

Rama nis vizitën dyditore në Itali, zbardhet axhenda
5 Mars 2021, 17:47



Rikthehen "Rebelde", dy këngët e para të koncertit virtual
5 Mars 2021, 16:56


Grenell-BE-së: Lerini fjalët e filloni dhënien e vizave për Kosovën
5 Mars 2021, 16:17
Garo takon Berishën pas Bashës për të marrë bekimin si deputete në Durrës
5 Mars 2021, 15:48