Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Nga 20 prilli shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe pa viza

Rama: Nga 20 prilli shqiptarët mund të udhëtojnë drejt

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të hënë se shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se ky vendim hyn në fuqi duke filluar nga 20 Prilli 2023.

“Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe pa viza nga 20 prilli”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë që në janar të këtij viti kryeministri Rama njoftoi se edhe Kina do të hapet pa viza për shqiptarët. Ka qenë zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino dhe ambasadori kinez në Tiranë, Zhou Ding të cilët firmosën marrëveshje për heqjen e vizave.

Përmes kësaj marrëveshje të nënshkruar mes dy vendeve, qytetarët shqiptarë do mund të qëndrojnë në Kinë nga 90 ditë deri në 180 ditë pa patur nevojën që të marrin vizë siç ka funksionuar deri më tani.

Ndryshe nga shqiptarët, qytetarët kinezë kanë pasur mundësinë që për qëllime turistike të futen në Shqipëri dhe të qëndrojnë pa vizë për 90 ditë në 180 ditë që prej dhjetorit të vitit 2019, me një Vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Të fundit