Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nga Holanda: Përshkallëzimi i tensioneve në Veri mund të jetë katastrofik

Rama nga Holanda: Përshkallëzimi i tensioneve në Veri mund

Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje situatën në Veri të Kosovës, teksa mori pjesë në konferencën për shtyp pas darkës zyrtare të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Kryeministri holandez, Mark Rutte në Holandë.

Në fjalën që mbajti, Rama tha se në Kosovën veriore ka një situatë shqetësuese që duhet zgjidhur, pasi “nuk duam të shohim një tjetër thyerje në Ballkanin Perëndimor”.

“Gjithashtu mund të bisedojmë për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë të veçantë për Kosovën veriore, ku disa javë më parë ushtarët e NATO-s u lënduan. Shpresoj që ulja e përshkallëzimit të fillojë sa më shpejt, sepse në të kundërt mund të sjellë fund katastrofik. Nuk mund të shohim një thyerje në rajonin tonë, që ka bërë shumë arritje”, tha Rama.

 

Të fundit