Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Rama nga Italia: Nuk ka më kufij fizikë e mendorë mes nesh, universitetet e përbashkëta një ëndërr e vjetër
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Italia, se mes të dyja vendeve nuk ka më kufij fizikë e mendor.
I pranishëm në një moment përkujtimi tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puljas në Bashkinë e Barit me Kryetarin Antonio Decaro, Rama po ashtu theksoi se dëshirën që Universiteti i Vlorës të shndërrohet në një sistem të universitet publik italian, dukje e cilësuar si një ëndërr të tjetër.
“Në këto 30 vjet kanë ndodhur shumë gjëra, ajo që ka rëndësi është se sa më shumë kanë kaluar vitet, aq edhe sasitë e gjërave të vlefshme janë shtuar.
Ajo e gjërave jo të bukura është pakësuar. Tashmë, i përket historisë ajo që na ka vënë në vështirësi e në siklet si shqiptarë, që u pamë në atë kohë si të dyshimtë. Pjesa mbizotërues ena shtriu dorën dhe na shoqëroi në këtë rrugëtim të ri, për njerëz që dilnin nga një ferr e izolim i pabesueshëm.
Kemi qenë rast unik në botën komuniste se ishim Koreja e Veriut e Evropës në atë kohë, se refuzonim rrugën e demokracisë dhe kapitalizmit dhe diktaturën së butë.
Për ne çdo gjë ishte perceptuar nga televizioni. Për të ardhur deri sot kemi shumë për të bërë. Potenciali i zhvillimit është ende mjaft i madh. Ne mund të shkojmë përtej duke krijuar një frymë të bashkuar në hapësirës mes dy vendeve e Puglias , nuk ka më kufij fizikë e mendor, janë gjithnjë e më shumë italianët që vijnë në Shqipëri, ata që janë të interesuar për të investuar në vendin tonë.
Duhet të kemi guximin që të ecim përtej, ka një potencial të madh në mundësinë e krijimit të strukturave të përbashkëta, edukimit, universiteteve të Puglias të ngrihen në Shqipëri, duke u bërë pjesë e sistemit publik.
E dimë se keni universitete ekselence në Puglia dhe studentë shqiptarë studiojnë prej vitesh , do ishte fantastike që njëra prej këtyre universiteteve të ishte në Vlorë me dyer të hapura dhe me një diplomë universitare të vlefshme me atë që merret në Puglia”, tha Rama.