Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nga Kukësi: Nuk do t’u ndahem çunave të Londrës, do vijnë me tarifa simbolike

Rama nga Kukësi: Nuk do t’u ndahem çunave të

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kukës ishte i pranishëm në momentin kur në pistën e aeroportit ul avioni i parë i ËIZZAIR.

Teksa tha se kjo kompani do të ofrojë bileta me çmime të ulëta, u ndal edhe te “çunat e Londrës”. Ai iu premtoi se shumë shpejt do të vijnë në Kukës me kosto të reduktuara.

“Nga sot kompania është e vendosur edhe në Kukës dhe fillon me prenotimet për 4 destinacionet e para nga dy herë në javë. Nga maji do jenë destinacione të vijueshme. Ndërkohë me drejtorin e madh të kompanisë kemi diskutuar edhe për destinacionin tjetër të rëndësishëm që është Anglia.

Nuk do t’i ndahem Kukësit derisa kur “The London Boys of Kukës” të kenë fluturimet nga Kukësi në Londër dhe anasjelltas me tarifa krejtësisht simbolike. Kjo është dita për t’u thënë të gjithë atyre që nuk kanë asnjë kapacitet durimi se punët e mira kërkojnë durim”, tha Rama.

Të fundit