Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nga Londra: Ambasadori ynë ka ardhur me skaf, ju keni ardhur me viza dhe jeni askush

Rama nga Londra: Ambasadori ynë ka ardhur me skaf, ju keni ardhur me viza

Në Londër, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Duke folur në një panel të organizuar nga Chatham House mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, Rama bëri një deklaratë që nuk ka kaluar në heshtje.

“Ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe është ambasador, kurse ju keni ardhur me viza dhe jeni askush", deklaroi Rama duke iu përgjigjur një të riu. 

Rama: Ka më shumë njerëz që kthehen sot sesa 5 vjet më parë, por sërish ka më shumë edhe njerëz që largohen sesa ata që kthehen, edhe kjo është në të vërtete. Në këtë kuptim besoj që duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë, të përmirësojmë cilësinë e jetës në vend.

`Të krijojmë mundësi për paga më të mira. Dua të them edhe një gjë tjetër. Ai nuk ka ardhur me skaf, po ambasadori ynë ka ardhur kështu. Në fakt ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe është ambasador. Ju keni ardhur me viza dhe jeni askush. Pra varkat e vogla kanë sjell mjaft njerëz me ëndrra, ambicie dhe që kanë dashur të luftojnë dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike.

I riu shqiptar: Unë jam Laurenti, jam shqiptar. Ministër, nuk kam ardhur këtu me skaf, jam me bursën Chevening. Unë jam studiues politik dhe jam shumë i kënaqur qe gjendem këtu dhe të dëgjoj kryeministrin të falsë se sa shumë e gatshme është Shqipëria të bëhet pjesë e BE dhe mbi 90% janë pro. Megjithatë ka një problem, që pjesa më e madhe e të rinjve jetojnë në vend, 90% duan të bëhen pjesë e BE por ndërkohë largohen dhe nga vendi një pjesë e madhe. Çfarë nënkupton kjo? Ky është problem jo vetëm për vendin tonë, por është një problem edhe për rajonin.

Ne kemi bërë shumë përparim, përparim shumë të mirë. Ata që thonë që s’kemi bërë përparim, duhet ta shohin dhe një herë realitetin por ata që thonë që Shqipëria nuk ka probleme apo rajoni nuk ka probleme, dhe ata duhet të përballen me realitetin. Pyetja është për të dy kryeministrat: pavarësisht njerëzve që largohen nga vendi, të rinjve të suksesshëm që largohen nga vendi, a keni një strategji sesi ta përdorni këtë fuqi, keni një strategji sesi t’i tërhiqni prapë në vend?

Në një kohë kur Shqipëria përpiqet të promovojë vlerat europiane, retorika që ngre kryeministri duke e quajtur emigracionin e parregullt si simbol suksesi,  ka provokuar reagime të shumta për mesazhin që përçon.

Të fundit