All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Rama nga Samiti i ‘Ballkanit të Hapur”: Do ngrihet grup i përbashkët për krizën, kush i kundërvihet, zhgënjehet

All - Paragraf - 1

Rama nga Samiti i ‘Ballkanit të Hapur”: Do ngrihet grup i

Liderët e tre vendeve, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, bashkë me përfaqësuesit e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, janë duke mbajtur konferencën e përbashkët në kuadër të Samitit të “Open Balkan”.

All - Paragraf - 3

Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ngrihet një grup i përbashkët për përballimin e krizës me tre vendeve, për të lehtësuar barrën e tre vendeve që janë anëtare e nismës, teksa paralajmëroi thellim të krizës.

“Do të ngremë një grup të përbashkët për krizën, sepse kriza e thellë që sipas gjasave mund të thellohet edhe më shumë. E cila ka pushtuar mbarë botën kërkon qëndrueshmëri dhe përpjekjen e çdo vendi. Çdo gjë që ne mund të bëjmë për ta lehtësuar barrën e vendeve tona falë bashkëpunimit, është e vyer. Edhe kokrra e fundit e grurit do të ketë një peshë sa një thes me gurë. Kur edhe kilovati i fundit i energjisë do të ketë një peshë sa një megavat. Për këtë arsye grupi ynë i përbashkët do të fillojë menjëherë nga puna", u shpreh Rama.

Rama iu referua edhe mungesës së Kosovës në samit, teksa tha se dëshira e tij është të jenë 6 vende anëtare.

“Do të dëshiroja të ishim 6 dhe dëshiroj të jemi 6. Ballkani i Hapur as nuk ndalet as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton thjesht humb kohë për të përfituar nga kjo nismë”, tha Rama.

Të fundit