Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Rama nga Saranda: Kadastra është turpi i PS, punonjësit e kanë bërë zhele flamurin tonë
Kryeministri Edi Rama ka “shënjestruar” sërish të punësuarit e Partisë Socialiste në institucionet e Kadastrës. Ai tha se ata janë pasqyra e turpit të Partisë Socialiste dhe që e kanë bërë zhele flamurin e partisë dhe kanë shpërdoruar besimin e mijëra votuesve të tyre.
“Janë një pjesë e shërbimeve ne kontakt direkt që janë problem. Problemi më i madh është Hipoteka, Kadastra, që njëkohësisht që është bërë në disa vende pasqyra e turpit të Partisë Socialiste."
"Njerëz që kanë vajtur të punojnë në Kadastër me emrin socialist dhe e kanë bërë zhele flamurin e Partisë Socialiste, kanë nëpërkëmbur besimin e dhjetëra mijërave që votojnë Partinë Socialiste dhe që i japin PS pa pritur që të marrin diçka për vete."
"Kjo është e padrejtë dhe po e them këtë sot këtu për të ilustruar atë që them që njerëzillëku është A dhe Zh. Prandaj program i çdo kryetari bashkie dhe këshilli bashkiak që ka dalë fitues pikën e parë duhet të ketë njerëzillëkun”, tha Rama.
Të njëjtën retorikë, kryeministri Edi Rama e përdori edhe gjatë takimit që bëri në Vlorë, ku e cilësoi hipotekën e këtij qyteti si turpin e Partisë Socialiste.