Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nga Shkupi: BE nuk ishte serioze në menaxhim, ndaj filluam me 'Ballkanin e Hapur'

Rama nga Shkupi: BE nuk ishte serioze në menaxhim, ndaj filluam me

Në Shkup, aty ku po mbahet mbledhja e liderëve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama shprehur rezerva për ndihmat që Bashkimi Evropian jep për vendet me të cilat bashkëpunon.

Duke iu referuar Greqisë, Rama tha se shteti fqinj përfiton 400 mijë për qytetar, ndërsa Shqipëria 110 për qytetar. Kryeministri, teksa kritikoi BE-në dhe Procesin e Berlinit, iu referua ‘Ballkanit të Hapur’ si një nismë që sipas tij, u nis pasi unioni nuk po bënte një menaxhim serioz.

"Një nga vendet fqinje, që është pjesë e BE-së, nga BE fiton rreth 400 mijë për qytetar, ndërsa ne 110 për qytetar, dhe ky është problemi. Nuk jemi më të mirët por ekziston dëshpërim në këtë drejtim. Kemi ardhur në këtë pikë që është diçka e madhe. Bëhet fjalë që mënyrat e ndryshme që ne shihemi ose kuptohet. Europianët pa BE, është e rëndësishme të thoja që kjo është një sfidë goxha e madhe dhe përfitim i madh nëse duam të bëhemi pjesë e kësaj familje. Jeni të gatshëm që të sakrifikoni diçka prej vetes. Këtu bëhet fjalë për testin e pjekurisë.

Mund të paramendoni në çfarë pozicioni do ishim nëse BE do ishte më serioze në menaxhimin me çështjet e vërteta. Kështu duhet të ishte kur filloi procesi i Berlinit, por ndodh një herë në vit. Prandaj filluam me Ballkanin e Hapur, që ishte një lloj procesi për politikë ditore, për luftën e fuqisë dhe forcës, që e vendosëm agjendën pjesë e këtij tregu", deklaroi Rama.

Të fundit