Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nga Vlora: Kush ka shtretër do vazhdojë të ngrejë çmimet, është shenjë e rritjes së një ekonomie

Rama nga Vlora: Kush ka shtretër do vazhdojë të ngrejë

Kryeministri Edi Rama thotë se investimi në  Lungomare ka rritur vlerën e pasurisë së patundshme të banorëve të zonës.

Nga Vlora, Rama tha se nevoja për akomodim do të rrisë çmimet, teksa sqaroi se kjo rritje mund të duket problematike, por në fakt në aspektin e industrisë turistike, është shenja e rritjes së një ekonomie tërësore.

Njerëzit që kanë prona në Lungomare, sot janë më të pasur. Ai investim i bërë, i ka bërë njerëzit më të pasur. Vlora po hyn në një fazë ku nevoja për shtretër do rritet në pikën e një krize të madhe. Kush ka shtretër në Vlorë do vazhdojë të rrisë çmimet.  Sepse vetë nevoja për akomodim do të rrisë cmimet.

Rritja e çmimeve mund të duket problematike, por në fakt në aspektin e industrisë turistike, është shenja e rritjes së një ekonomie tërësore, është sfida jonë që të shtyjmë së më shumë për ndërtimin e infrastrukturës që të kemi sa më shumë shtretër”, u shpreh Rama nga Vlora.

Të fundit