Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nis ‘fushatën’: Paga minimale do bëhet 400 mijë lekë, kemi rritjen më të madhe të pensioneve

Rama nis ‘fushatën’: Paga minimale do bëhet 400 mijë

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një takim në Gjirokastër. Teksa fliste për situatën ekonomike, Rama e kthehu takimin në një ‘fushatë’ para zgjedhjeve vendore.

Kryeministri u shpreh se qeveria ka bërë rritjen më të madhe të pensioneve në vit dhe premtoi se do të vijohet me rritjen e pagës minimale. Rama tha se paga minimale 400 mijë lekë do të arrihet më shpejt teksa theksoi për të disatën herë dyfishimin e buxhetit të ardhëshëm krahasuar me atë të vitit 2013.

Sipas tij, situata e përkeqësuar erdhi si shkak i tërmetit, pandemisë dhe së fundmi luftës në Ukrainë.

“Po bëjmë të pamundurën që inflacionin e luftës dhe krizën e çmimeve ta menaxhojmë sa më mirë. Prandaj kemi bërë rritjen më të madhe të pensioneve të vit, por nuk mjafton. Nuk jam duke thënë të më duartrokisni, jemi shumë mbrapa, duhet ta rrisim më shumë pagën minimale. Por kishim shumë për të rregulluar nga e kaluara. Ne në planin tonë e kishim që të arrijmë 400 mijë lekëshin si pagë minimale  para mandatit, duhet ta rrimë më shpejt. Duhet të rrisim më shpejt pagat e punonjësve të shtetit. Do të kemi buxhetin 2-fish të 2013. Për Shqipërinë nuk po shkon keq e më keq, po shkon mirë e më mirë por jo sa duhet të shkojë. Sepse na ranë shumë kriza, tërmeti, pandemia, lufta e këto po kalohen me sukses”, tha Rama.

Të fundit