Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nis vizitën dy ditore në Turqi, shoqërohet nga Bledi Çuçi

Rama nis vizitën dy ditore në Turqi, shoqërohet nga Bledi
Edi Rama, Bledi Çuçi

Kryeministri Edi Rama nis sot vizitën dy ditore në Turqi me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Ai do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Për këtë të fundit kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit si ministër i Brendshëm.

Pritet që pjesë e diskutimeve mes dy liderëve të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe forcimi i bashkëpunimit. Delegacioni shqiptar do të nënshkruaj disa marrëveshje me qeverinë turke.

Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe zhvillimet aktuale rajonale e ndërkombëtare. Pas takimit, kryeministri shqiptar dhe presidenti turk do japin një konferencë për shtyp.

Të fundit