Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nis vizitën dyditore në Itali, zbardhet axhenda

Rama nis vizitën dyditore në Itali, zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e kësaj të premteje në Itali, në kudër të vizitës dy ditore për 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të marsit 1991.

Kreu i qverisë shqiptare ka zbritur në Bari, ku është pritur nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe kryerari i Bashkisë, Michele Emiliano. Në këtë vizitë dy ditore në Itali (5 dhe 6 Mars), Rama shoqërohet nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministrja e arsimit Evis Kushi, dhe deputeti Fate Velaj.

Mediat italiane zbardhën axhendën që do të ndjekë kryeminisitri Edi Rama. Në kuadër të 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve në Itali, Rama do të jetë i pranishëm në Pulia sot, aty ku do të zhvillohet një sesion i jashtëzakonshëm në Këshillin e Qarkut. Prezent do të jetë dhe Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio. Rama do të marrë pjesë edhe në inagurimin e ekspozitës “Eksodi”, e krijuar nga Nicola Genco, ngritur në Agora të Ndërtesës së Këshillit Rajonal, aty ku do të ketë dhe një performancë të violonçelit Redi Hasa. Ekspozita “Shokë dhe Engjëj” e kuruar nga Alfredo Pirri është vendosur në të njëjtat hapësira. Rektorët e universiteteve Apuliane do t’i dorëzojnë Ramës një kopje të manualit për “Rajonet e Sigurta” të përkthyer në shqip dhe të hartuar falë punës së 130 personaliteteve nga bota shkencore e katër universiteteve kulturore.

Në aktivitetin e zhvilluar pasditen e sotme në Bari, ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio u shpreh se: "fillimi i viteve 1990 ishte një periudhë ndryshimesh dramatike për Shqipërinë. Shembja e asaj që kishte mbetur nga regjimi komunist dhe ekonomia e dobët i shtyu mijëra shqiptarë, veçanërisht të rinjtë dhe më të arsimuarit, të largoheshin, të emigronin dhe të fitonin lirinë që iu ishte mohuar për shumë kohë. Imazhet e atyre ditëve, turmat e grumbulluara në anije, do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtesën kolektive të të gjithë Italianëve. Shqiptarët, pasi u përballën me një lundrim sa të shkurtër, aq edhe të pabesë, mbërritën në Itali të rraskapitur.“

Pas 30 vitesh, tha Di Maio është koha të kujtojmë së bashku ato ditë që sollën në brigjet tona 25 mijë shqiptarë.

“Sot kemi dashur të kujtojmë dhe festojmë të gjitha këto, së bashku me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili është gjithashtu një mik i dashur dhe i vlerësuar i Italisë dhe me guvernatorin Rajonit të Puglias Michele Emiliano”, tha Di Maio.

Të fundit