Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama niset drejt SHBA për vaksinën anti-Covid: S'do lemë gur pa luajtur që të vijë sa më parë në Shqipëri!

Rama niset drejt SHBA për vaksinën anti-Covid: S'do lemë gur
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në tëitter, Rama shkruan se ka marrë këtë udhëtim për t’u takuar me prodhuesit e vaksinës anti-covid.

Ai shkruan se do të bëjë çmos që vaksina të vijë sa më parë edhe në vendin tonë.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s'do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!

Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama.

Rama niset drejt SHBA për vaksinën anti-Covid: S'do lemë gur
Ndërkohë, dje autoritetet njoftuan se nga e hëna nis testimi i shpejtë në kryeqytet në varësi të qendrave shëndetësore.

Të fundit