Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama niset drejt Turqisë për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19

Rama niset drejt Turqisë për sigurimin e vaksinave kundër

Kryeministri Edi Rama është nisur ditën e sotme drejt Turqisë. Arsyeja e vizitës mësohet se është për të finalizuar marrëveshjen për vaksinat kundër Covid-19.

Kreu i qeverisë pritet të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të kompanisë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, për finalizimin e marrëveshjes për furnizimin e Shqipërisë me vaksina ruse. Ditën e djeshme, Qeveria miratoi Aktin Normativ për të marrë vaksina kundër COVID-19 nga Kina.

Po ashtu mësohet se Rama do të zhvillojë një takim edhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdoganin. 

Kjo vizitë e Ramës në Turqi vjen një ditë para çeljes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

 

 

Të fundit