Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama njofton krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, i heq kompetencën bashkive

Rama njofton krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të

Rama njoftoi sot krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, që sipas tij, do të jetë një agjenci e cila do të përqëndrohet te procesi i trajtimit të mbetjeve.

Me krijimin e operatorit, trajtimi i mbetjeve nuk do të jetë më në dorën e qeverisjes vendore.

"Kemi parashikuar krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve. Një agjenci e re e cila do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, të këtij misioni për në BE, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më proces i administruar nga bashkitë, por nga ky operator kombëtar në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes dhe në raport me te cilin, bashkitë do të jenë klientë, njësoj siç janë në operatorët e tjerë", tha Rama.

Të fundit