Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama njofton operacion nga Velipoja në Ksamil: Burg për arkitektët dhe inxhinieret që bëhen palë me investitorin

Rama njofton operacion nga Velipoja në Ksamil: Burg për
Kryeministri Edi Rama

Në prag të sezonit turistik, kryeministri Edi Rama kërkoi nisjen e një operacioni të kontrollit në vijën bregdetare për ndërtimet pa leje. Rama tha se kjo duhet të ndodhë tani dhe jo në mes të sezonit. Ai shtoi se ky operacion nuk duhet të përfshijë bizneset që operojnë prej një kohe të gjatë.

“I kam kërkuar ministrit që bashkë me drejtorin e përgjithshëm dhe bashkë me drejtorin e IKMT-së, ministrin e Turizmit të hartohet dhe të niset operacion nga Velipoja në Ksamil. Tani jo në mesin e verës por tani. Pa asnjë tolerancë. Dhe jo duke shkuar te ndërtimet që janë bërë para 20 vitesh. Siç ndodhi për fat të keq në Zvërnec. Dhe jo duke shkuar te njerëzit që kanë 20 vite aty se mos të jenë ata aty nuk shkon askush", tha Rama.

Ky i fundit paralajmëroi se "vija e kuqe", nuk duhet të shkelet nga askush, ndërsa paralajmëroi se kushdo që do të ndërtojë pa leje, jo vetëm që do i prishet objekti, por edhe do ndiqet penalisht. E njëjta gjë, sipa skryeministrit, do të ndodhë edhe me arkitektin apo inxhinierin që bëhet palë me investitorin.

"Vija duhet të jetë e pakalueshme. Aty ku hidhet beton pa leje, duhet të ketë jo vetëm prishje por ndalime dhe procese penale në bazë të ligjit. Kini parasysh, që tani me ndryshimet ligjore penalizohet i gjithë zinxhiri. Nuk lejon më ligji që ti je inxhinieri dhe ti i bën investitorit sipas dëshirës sa kate të dojë se shkon ti në burg. Ti duhet të denoncosh shkeljet e projektit.

Po kështu edhe arkitekti, mbikëqyrësi i punimeve. Duhet të lajmërojë policinë se është edhe ai pjesë. Në të gjitha rastet kur ndërtimet me leje konstatohen në abuzim është detyra juaj t’i merrni të gjithë këta sepse janë pjesëmarrës në krim. Aty ku nuk ka leje ligji është shumë i qartë. Forcat të fokusohen aty ku folëm dhe jo nëpër maja malesh dhe jo nëpër fshatra dhe zona ku është për t’i thënë faleminderit që po ndërton”, u shpreh Rama.

 

Të fundit