Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama për Shtetin Bektashi: Nuk mund të më akuzojnë se po favorizoj një palë

Rama për Shtetin Bektashi: Nuk mund të më akuzojnë se po

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën Jubilare të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, ku ka folur edhe për Shtetin Bektashi.

Rama këmbëngul në projektin e krijimit të Shtetit Bektashi në Shqipëri, përpos polemikave dhe kundërshtive. Sipas tij, bektashinjtë nuk janë një sekt, por kontribuues në tolerancën dhe unitetin me komunitetet e tjera fetare.

Kryeministri mohon që krijimi i shtetit të jetë favor për njërën palë.

"Nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale, bektashinjtë nuk janë palë rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është unikale, toleranca dhe uniteti që mishërohet një fjalët e poetit tonë kombëtar, nuk mundem në mes tyre por edhe në gjithë njerëzinë bektashinjtë janë vëllezër në shpirt. Ka ndikuar në identitetin kombëtar, mësimin e gjuhës shqipe, jo në mënyrë ekskluzive por krah për krah me Komunitetin Mysliman dhe përfaqësues legjendarë të komunitetit ortodoks apo katolik. Nuk është sekt fetar, por dritë udhëzuese që shkon përtej kufijve të besimit, duke ofruar një mesazh dashurie, dhembshurie dhe largpamësie, bektashizmi ka edhe atdheadashurinë", u shpreh Rama.

Të fundit