Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Nuk kemi hequr dorë nga fasha, do të vendoset në nëntor

Rama: Nuk kemi hequr dorë nga fasha, do të vendoset në

Një ditë pasi deklaroi se fasha 800 kWh nuk do të hyjë në fuqi nga sot sikurse pritej, kryeministri Edi Rama thotë se vendimi nuk është anuluar, por është shtyrë për në nëntor.

Në një bashkëbisedim në Facebook me komentuesit, Rama tha se muajin e ardhshëm do të vendoset fasha duke marrë parasysh kushtet atmosferike.

Janë dy elementë, janë reshjet, kemi pasur që kanë shtuar edhe pse jo në mënyrë të konsiderueshme, në Fierzë janë shtuar kuotat dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi ne mund ta përballojmë.

Nëse trendi do të vijojë dhe reshjet do të vijojnë ne do ta kalojmë pa asnjë të papritur. Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke marrë parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi diskutimit.

Ne kemi bërë një ndryshim të rëndësishëm në kontrata e bëra me hidrocentralet private të cilat me detyrimin e marrë nga qeveria e mëparshme, për para blerjeje do ta çonin në pikën ku do të kishim një hap larg nxjerrjes së dhëmbëve të falimentimit të shtetit. Duke qenë se i rinegociuam ato kontrata, vendosëm një tavan, ne kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre, 300 milionë euro të kursyera në vit”, u shpreh Rama.

 

Të fundit