Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nuk kursen sulmet ndaj Metës: Po shpërdoron detyrën, krahasuar me të Nishani është si Jefferson

Rama nuk kursen sulmet ndaj Metës: Po shpërdoron detyrën,

Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur sulmet ndaj presidentit Ilir Meta, duke thënë se ky i fundit nuk është më President, por po e shpërdoron detyrën e tij në favor të ndërmarjes LSI.

Duke folur nga Vlora, Rama tha se Meta po përpiqet të ndalë investimet në qytetin turistik. Sakaq, Rama ka ironizuar edhe Bujar Leskajn, i cili është drejtuesi politik i PD-së në Vlorë, ku tha se po merret ne urën dhe se mendon se populli do ta hajë atë këtë kokërr ulliri, nga pjata e mezes së Leskuas që pi raki dhe del e flet përçart.

 “Iliri nuk është president. Është shpërdoruesi i institucionit dhe i rolit të presidentit. E shpërdoron atë rol në funksion të ndërmarrjes politike që formalisht, por jo realisht e drejton e shoqja. Ajo që tha Damiani është tipike për të shpjeguar se si Ilir Meta shpërdoron rolin e institucionit rojtar nëpërmjet kushtetutës. President që të përdorë një projekt rruge për të përçarë ky vend nuk ka pasur. Ilir Meta ka arritur të paarritshmen.

E ka bërë Bujar Nishanin të duket si Jefferson-i. Është niveli nën ujor, por në krahasim me Ilir Metën është Jeffersoni. Ne kemi marrë përsipër të bëjmë dy gjëra që ju e dini siç e dinë edhe ata që janë pak më në moshë këtu. Janë premtuar jo përpara 30 vitesh por përpara 50-60 vitesh, Rruga e lumit të Vlorës, vinte Hysni Kapo i kërkonin rrugën dhe thoshte do bëjmë rrugën. Rruga e lumit të Vlorë u nda për arsye fondesh. Loti i katërt ishte i Peshkëpisë-Selenicës. Ajo që ndodhi ishte që kostoja e atij projekti doli shumë e lartë dhe ne donim që ndërkohë që do rishikonim projektin. Janë dy projekte nga tuneli në Orikum.

Njëri është projekri i Lungomares që sistemon të gjithë bregun që të krijosh zona të caktuara në shërbim të pushuesve. Presidenti na del përpara dhe thotë nuk mund ta bëni këtë gjë. Ne nuk po e përdorim fondin për sheshin. Ata kanë dhënë fondin për infrastrukturën. Është tragjike për institucionin dhe komike për personazhin. Ndërkohë ne ribëmë projektin e sollëm në një kosto më të arsyeshme FSHZH ka shpallur garën. Leskua i famshëm i Vlorës ka filluar të merret me urën, Këta mendojnë se këtu ka budallenj që meqë urën e mori Edi Rama do shkojnë të votojnë për Leskon.

Nuk besoj të ketë vlonjatë të hajë këtë kokërr ulliri nga mezja e Leskos që pi raki dhe del flet për rrugën. Me fondin saudit e kemi zgjidhur. Kemi ngrënë turpin me bukë dhe i jemi drejtuar sauditëve. Vlorën nuk e ndalon dot askush. Kjo zonë ka qenë zona më e diskriminuar. Kam parë shifrat e 30 viteve. Kjo zonë ka qenë zona më e diskriminuar”, tha Rama.

Të fundit