Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Nuk më vjen turp që Lushnja diskuton tani furnizimin 24 orë me ujë

Rama: Nuk më vjen turp që Lushnja diskuton tani furnizimin 24 orë

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në Lushnje, i shoqëruar nga kryebashkiakia Eriselda Sefa.

Teksa fliste për kushtet dhe nevojat e qytetit, Ram u ndal te furnizimi 24 orë me ujë i Lushnjes. Kryeministri garantoi se brenda pak javësh Lushnja do të ketë ujë 24 orë, teksa theksoi se nuk i vjen turp që qyteti diskuton furnizimin në vitin 2022.

“Më në fund për pak javë i gjithë qyteti i Lushnjës do të ketë ujë 24 orë. E kam pak fiksim këtë punën e ujit 24 orë. Hidhen disa edhe thotë si s’ju vjen turp juve akoma me këtë muhabet. Tani të na vijë turp ne që po e bëjmë. Tani qyteti do të ketë ujë 24 orë. Sigurisht nuk është mirë që qyteti të diskutojë ujin 24 orë tani. Por mua jo vetëm që nuk më vjen turp, sepse ne nuk jemi njësoj me ata. Se po të ishim njësoj do kishte dy pika grumbullimi në Lushnjë”, u shpreh Rama.

Në takimet e fundit, Rama ka premtuar furnizimin 24 orë me ujë në ato zona ku mungon. Edhe pse jemi në shekullin 21, qeveria vijon t’i bëjë fushatat duke premtuar ujë 24 orë për qytetarët, nevojë kjo që duhet të ishte garantuar me kohë.

Të fundit