Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nuk ndalet, sulmon sërish gjyqtarin: 10 minuta iu deshën që t’i dalë kundër shtetit

Rama nuk ndalet, sulmon sërish gjyqtarin: 10 minuta iu deshën që

Kryeministri Edi Rama nuk i ndal sulmet sërish ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se gjyqtari mori vendim për një pallat pa leje pa lexuar dokumentet dhe se vendimi u mor për 10 minuta.

Rama madhje e quajti gjyqtarin të padrejtë dhe kundër shtetit.

"As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës
Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…", shkruan Rama. 

Rama nuk ndalet, sulmon sërish gjyqtarin: 10 minuta iu deshën që

Kujtojme se në qendër të debatit është një pallat i konfiskuar në Tiranë, ku ishte planifikuar të zhvendosej Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK). Gjykata vendosi të mbrojë palën që kundërshton këtë zhvendosje, dhe kjo ka mjaftuar që Rama ta cilësojë vendimin si “skandaloz”.

 
 

Të fundit