Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nuk përjashton rritjen e çmimit të energjisë: Pikëpyetja më e madhe nuk është sa do shkojë, por a do ketë

Rama nuk përjashton rritjen e çmimit të energjisë:

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vendimin e marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, që parashikon rritje pagash për policinë e shtetit, gardën, punonjësit e zjarrfikëses dhe administratën.

“Kemi marrë vendimin që policia e shtetit në nivelet bazë, të gjithë punonjëset e policisë në nivel inspektorësh dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë. Respektivisht 15 dhe 7%.

E njëjta gjë vlen edhe për gardën e republikës. Edhe për policinë e burgjeve, edhe për zjarrfikëset. Për administratën publike dhe jo vetëm nëpunësit e administrimit civil. Paga e ardhshme që do të marrin të gjitha këto kategori do të jetë paga e rritur sipas përcaktimeve të bëra në vendimet përkatëse”, tha Rama.

Ky i fundit nuk përjashtoi një shtrenjtim të mëtejshëm të energjisë në muajt e ardhshëm. Rama tha se dimri është një sfidë shumë e madhe dhe se pikëpyetja më e madhe është nëse do ketë energji elektrike, e jo çmimi sa do arrijë.

“Dimri është sfidë e madhe, por hap pas hapi do shohim si do veprojmë duke qëndruar deri në fund parimit që mos prekim cmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin.

Do shohim dhe dinanimëk e konsumit, të kursimit më saktë dhe për këtë dua tu bëj thirrje të gjithëve që të hyjmë bashkë në mendësinë e kësaj situate për të kursyer.
Jo thjesht që paguajmë më pak nga buxheti i familjes apo institucioneve, por kemi më shumë energji. Se pikëpyetja më e madhe nuk është sa do shkojë cmimi por a do ketë energji”, u shpreh kryeministri.

Të fundit