Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nuk tërhiqet nga gjuha fyese ndaj opozitës: Janë bedelë dhe të pafe

Rama nuk tërhiqet nga gjuha fyese ndaj opozitës: Janë bedelë

Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga gjuha fyese ndaj opozitës, duke i cilësuar ata si ‘bedelë’.

Në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë, Rama akuzoi opozitën se kanë përfituar para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit të vet.

"Nuk kam njohur asnjë të dehur që pranon që është i dehur. Janë bedelë në kuptimin e vërtetë të fjalës se sot është dita për ti dhënë përgjigje një pyetje, pse parathe ruse u derdhën në Shqipëri te një parti për të rrëzuar qeverinë, por ishte dhe është qeveria e këtij vendi.

Besoj se edhe për një parti të opozitës, qeveria duhet të jetë më e rëndësishme se paratë ruse.

Kur askush nuk cohet të thojë ky është turp që ka bërë PD, jam këtu dhe nuk kisha dijeni. Më vjen zor që asokohe nuk e besova , kërkoj falje që u kam thënë shqiptarëve se ky është komplot Soros-Rama se tani është shkruar raporti i CIA-s.

Unë ndihem keq dhe distancohem, jo nuk e bëri asnjë. Sepse janë bedelë. Kur nuk ka moralin minimal për të vënë vendin e vet, mbi bedelizmin, nuk është vetëm bedel, por i pafe.

Kur e quan normale që paratë e një vendi nga një vend jo miqësor pëer të rrëzuar qeverinë  vendit vet është një i paatdhe. Kjo është e vërteta”, tha Rama.

I pyetur se si e kuptoi që dy deputetët e PD ishin të dehur në parlament, Rama tha se i ka dalluar nga aroma e alkoolit.  

“Për pak u deha edhe unë nga aroma e alkoolit që kishin pirë dhe vetëm të dehurit mund të flasin me atë gjuhë në mes të parlamentin. I dehur është status që e fiton kur konsumon lëndë helmuese luftarake dhe gjuha jote del jashtë kontrolli”, tha Kryeministri.              

 

Të fundit