Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nxori jashtë qytetarin në Tropojë, reagon Berisha: Arrogancë dhe urrejtje

Rama nxori jashtë qytetarin në Tropojë, reagon Berisha:

Një incident ka ndodhur sot në takimin e kryeministrit Edi Rama me qytetarët e Tropojës. I pranishëm në takim, një qytetar ka bërtitur “Rama ik”, por ky reagim e ka acaruar kryeministrin, i cili ka urdhëruar truprojat ta nxjerrin jashtë me forcë. 

 Incidenti nuk është kaluar në heshtje nga kreu i PD, Sali Berisha.

Pasi ka publikuar momentin, Berisha shkruan në rrjetet sociale se ky gjest i Ramës tregon arrogancë dhe urrejtje ndaj qytetarëve.

“Arrogancë dhe urrejtje shpreh në fytyrën e vrerosur! Nxjerr tjetrin jashtë se nuk i pëlqen fjala e tij!”, shkruan Berisha.

Të fundit