Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon Amerikën: I rregullojnë gjërat me bomba, vetëm BE di të ndërtojë një shtet

Rama sulmon Amerikën: I rregullojnë gjërat me bomba, vetëm

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën austriake ‘Die Presse’, ku foli për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Por ndër të tjera, ai tha se vetëm BE di të ndërtojë shtet, kurse Amerika i rregullon gjërat vetëm me bomba.

“Po bëjmë këtë detyrë që ta bëjmë Shqipërinë ndryshe. Dhe ta bëjmë Shqipërinë më… më evropiane, më demokratike, më të bazuar te institucionet e veta e jo te figurat e veta, e kështu me radhë.

Pra, Bashkimi Evropian është i vetmi burim i këtij lloj përvoje.

Nuk e gjen askund tjetër.

Po marr shembullin e Afganistanit apo Irakut.

Ata dështuan keq sepse nuk e kanë perspektivën e Bashkimit Evropian.

Dhe sepse askush tjetër nuk di të ndërtojë një shtet me institucione.

Amerikanët nuk kanë durim për këtë punë.

Ata e kanë filozofinë e rregullimit të gjërave me bomba.

Dhe pastaj me predikime.

Por… procesi i gjatë është diçka që vetëm Bashkimi Evropian di ta bëjë.

Dhe diçka që vetëm Evropa e ka, le ta quajmë një thesar — s’po them thesar kombëtar se s’është vetëm një komb, është thesar i këtij kontinenti,” tha Rama.

I pyetur nga gazeta nëse çështja e pastrimit të parave rrezikon negociatat për integrimin, Rama tha se kjo zhurmë kaq e madhe është qesharake.

“Mendoj se Tirana apo Shqipëria është thjesht një vend shumë i vogël ku të pastrohen para.

Është thjesht një pjesë e jona.

Kemi një shprehje: “më mirë mut se i vogël”.

Po, kemi probleme, por nuk janë të tilla që të kthehen në problem për Europën, kjo është çmenduri,” tha Rama.

Të fundit