Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon kandidatët e PD në Lezhë: Mark Marku nuk di të bëjë asnjë punë, Gjekmarkaj një lolo

Rama sulmon kandidatët e PD në Lezhë: Mark Marku nuk di të

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kandidatët e PD në qarkun e Lezhës, Mark Markun dhe Agron Gjekmarkaj.

Teksa ka prezantuar kandidatët socialistë në këtë qark, Rama tha se Mark Marku nuk di të bëjë asnjë punë, kurse Agron Gjekmarkajn e ka cilësuar lolo.

Ca do bëni me Mark Markun, nuk di të bëjë asnjë punë. E vetmja punë që bën është do të gjuaj me shishe , tani as te Fevziu nuk shkon dot më se është kandidat. Po Gjekmarkun për ca e doni? një lolo? E njoh nga eksperienca ime se kam pasë disa përballje me të. Si mund të ulet niveli dhe c’lidhje kanë me sfidat që ka Lezha.

Në Lezhë po hapim kantiere, rrugën Shëngjin- Velipojë po punohet, pra hapet perspektivë tjetër. Po flas për investime të mëdha si zona e re industriale dhe tani është në fazën kur investitorët kanë filluar ta konkretizojnë nismën, doni ta ndërprisni për Markun e Gjekmarkun? Po portin turistik të Lezhës?”, tha Rama.

 

Të fundit