Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon kandidatin e opozitës në Durrës, i thur lavde Sakos: Nuk është kukull e askujt

Rama sulmon kandidatin e opozitës në Durrës, i thur lavde Sakos:

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ta udhëheqë fushatën e tij me premtime dhe sulme ndaj opozitës. Së fundmi, teksa prezantoi kandidaten e socialistëve për kryebashkiake Emiriana Sako, Rama sulmoi kandidatin e opozitës për Durrësin, Igli Cara.

Rama u shpreh se Cara mund të jetë shumë djalë i mirë, por ironizoi duke thënë se nuk k amotër për të martuar. Rama u shpreh se pavarësisht meritave që mund të ketë, mbetet fytyrë e “zorrës qorre”, një term ofendues që kryeminsitri ia vendosi opozitës.

“Durrësi sot ka një kryetare bashkie që di cfarë bën, flet pak, punon shumë, nuk merret me politikë gjithë ditën, nuk është kukull e askujt. Ta marrësh në konsideratë se mund të votosh për dikë që sado çun i mirë të jetë, minimumi ka një problem, nuk është mirë që vë në dispozicion fytyrën, emrin, reputacionin, traditën e familjes së vetë “zorrës qorre.

Edhe ai tjetri mund të jetë djalë i mirë, por unë jam i martuar dhe nuk kam motër. Nuk jam këtu për krushqi. Këtu çështja është; je djalë i mirë, por a ma bën punën apo jo? Ti nuk mund të marrësh një pastrues të djathtë, që i ka duart e thara. Po qe për pastrues, merr një grua dhe jo një burrë”, tha Rama.

Kryeministri u ndal te premtimet elektorale, ku siç në Elbasan premtoi pistën e Formula 1 para qytetarëv që përballen çdo ditë me varfërinë, edhe në Durrës tha se do të sjellë një nga akademitë më elitare të futbollit.

“Do të sjellim në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit, të një prej skuadrave më të fuqishme të botës. Nuk dua ta përmend emrin”, u shpreh Rama.

Të fundit