All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon kandidatin e opozitës në Mirditë: Nuk po kërkojmë dhëndër për dasmë

All - Paragraf - 1

Rama sulmon kandidatin e opozitës në Mirditë: Nuk po

Kryeministri Edi Rama e ka vijuar fushatën zgjedhore me sulme dhe ofendime ndaj kundërhstarëve të opozitës.

All - Paragraf - 3

Nga Mirdita, Rama sulmoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në këtë bashki, Albert Melyshi. Rama tha se më 14 maj nuk po kërkojnë për nëj dhëndër duke ironizuar se nuk i duhet një “djalë i mirë”.

Ai vijoi më tej duke pretenduar se Melyshi nuk do të jetë i zoti si kryebashkiak teksa tha se “i ka gjunjët copë”.

“Djalë i mirë. Ne nuk kemi ardhur këtu për të dhënë nuse. Ne kemi ardhur këtu për të thënë që më 14 maj nuk po shkojmë në dasmë dhe nuk po kërkojmë dhëndër. Por po kërkjojmë njeriun që do të marrim në punë për 4 vite. A është i zoti, a mban ngarkesë, a e tërheq karrocë, a është kal i mirë? Se djalë i mirë. Po mesa shoh unë ai i ka gjunjët copë”, tha Rama.

Kjo nuk është hera e parë që Rama sulmon opozitën. Deklarata të ngjashme ka bërë edhe për kryedemokratin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Të fundit