Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon koalicionin opozitar: Një votë për t’u kthyer në gropën e kua-kuave

Rama sulmon koalicionin opozitar: Një votë për t’u kthyer

Nga Berlini Rama ka komentuar koalicionin opozitar “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.

Kryeministri u shpreh se një votë për koalicionin është votë për “kënetën”, term me të cilin Rama sulmon shpesh opozitën.

Ai ka vijuar më tej me sulmet, duke komentuar edhe listat e mbyllura që sipas Ramës.

“Më 11 maj Shqipëria do të vendosë të gjitha forcat e veta për të realizuar anëtarësimin. Ose një votë për mua dhe ne për Shqipërinë 2030 në BE, ose një votë për kënetën për t’u kthyer në gropën e kua-kuave. Kush do ta votojë, do t’u bjerë në qafë fëmijëve të tyre. Na ishte njëherë PD… Nuk është më! Kjo është kënetë me një buf. Prisni të shikoni kur t’ju shfaqet lista dhe përqendrohuni te lista e mbyllur, me speciet më të ulëta të politikës, prapë aty do t’i keni thotë këneta, ju si të doni.

Zgjedhja përmes votës më 11 maj është dramatike, tmerrësisht e qartë ose një votë për ne bashkë për Shqipërinë 2030 për ne BE ose në gropën e kënetës për t’u kthyer të gropa me kuak kuak kuak, kush e bën këtë do u bjerë më qafë fëmijëve të vetë. Na ishte një herë PD, megjithëse unë se kam dash asnjë herë, e kam pas të drejtën mos ta dua se sa herë i ka rënë në dorë Shqipëria e ka bërë kashtë e koqe. Na ishte dhe s’është më. Kjo është kënetë me një bufë e me gjithë çfarë lloj speciesh ..shifni pak ato listat e mbyllura , doni ju s; doni ju speciet më të ulët të politikës, faunës politike prapë aty do t’i keni thotë këneta”, tha Rama.

 

Të fundit