Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon Metën dhe ironizon PD: Presidenti i di, por shpesh bën sikur nuk i di detyrat. Statutin ua kemi lënë të tjerëve

Rama sulmon Metën dhe ironizon PD: Presidenti i di, por shpesh bën

Në prononcimin për media që pati pas përfundimit të takimit me krerët e degëve të PS, Rama foli dhe për zgjedhjet e pjesshme lokale, për 6 bashkitë që kanë ngelur pa kryetar.

Ai tha se PS është gati dhe se presidenti Ilir Meta duhet të kryejë detyrën për dekretimin e datës. Rama hodhi akuza se Meta shpesh hiqet sikur nuk i di detyrat që ka.

"PS është gjithmonë gati. Çfarë kërkese do çojmë ne në presidencë, kur kjo është detyra e presidentit dhe ai i di shumë mirë detyrat e tij, pavarëisht se shpesh herë bën sikur nuk i di", u shpreh Rama.

Ky i fundit sërish vlerësoi patronazhistët, pavarësisht kritikave të shumta.

"Patronazhistët janë një aset i pazëvendësueshëm. Jo vetëm i PS, por i gjithë partive që fitojnë, që nga Partia Republikane në Amerikë", shtoi kreu i qeverisë.

Rama ironzoi dhe PD, teksa u pyet në lidhje me zhvillimet për ndryshimin e statutit të Partisë Socialiste.

"Statuti është një fjalë që për momentin ua kemi lënë të tjerëve ta përdorin", tha Rama duke e shoqëruar përgjigjen me buzëqeshje.

 

Të fundit