Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon sërish gjyqtarët për rritjen e pagave: Nuk ka ligj e Kushtetutë që iu jep të drejtë

Rama sulmon sërish gjyqtarët për rritjen e pagave: Nuk ka ligj e

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish gjyqtarët, këtë herë pas deklaratës së Shoqatës së Gjyqtarëve lidhur me kërkesën për rritje pagash. Në një lidhje live në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shfaq i acaruar, duke e cilësuar reagimin e gjyqtarëve si të papranueshëm dhe pa precedent në Europë.

Rama akuzoi gjyqtarët se kërkojnë të rrisin pagat e tyre përmes vendimeve gjyqësore, duke e ngarkuar buxhetin e shtetit me rreth 37 milionë euro shtesë.

Sipas kryeministrit, kërkesa parashikon rritje drastike të pagave në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë, pavarësisht se këto paga janë tashmë më të larta se në vendet e rajonit dhe të barasvlershme me ato të disa vendeve të Bashkimit Europian.

“Unë e kam provuar linçimin, është diçka krejt tjetër nuk ka lidhje fare me një qëndrim publik ku nuk është as përmendur njeri me emër dhe as është fyer njeri, por është ngritur një problem i madh serioz. Ju kërkoni 37 mln euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur vetes tuaj pagat. Shqiptarët duhet të dinë se ju kërkoni që për gjyqtarin e shkallës së parë paga të shkojë nga 3360 euro në 5300 euro, për të apelit nga 3480 euro që është sot, në 5500 euro.

Ju kërkoni që paga në gjykatën e lartë të shkojë 5800 euro dhe të Prokurorëve të SPAK, të cilët i veçoj se nuk i është bashkuar kësaj përpjekje absurde dhe respekte, për ta çuar pagën e vet 9800 euro. 3 mijë euro doni ti rrisni vetes në muaj me një vendim gjykate. Çfarë kërkoni. Ajo që e bën edhe më serioze këtë situatë, është se pagat tuaja, janë pagat më të larta goxha më të larta se në rajon, se në RMV, Mal të Zi dhe janë të barabarta me një vend të BE si Greqia. Sot ju i keni pagat sa në Greqi, dhe doni ti rrisni me nga 3 mijë euro në muaj, në emër të cfarë në emër të ligjit e kushtetutës? E pavërtetë, nuk ka ligj e kushetutë që iu jep juve këtë të drejtë”, tha Rama.

Të fundit