Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon sërish Metën dhe kreun e PD: Nuk lë rehat as të vdekurit, Basha një dezhurn bosh

Rama sulmon sërish Metën dhe kreun e PD: Nuk lë rehat as të

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha, teksa nga Elbasani ka folur mbi platformën 'Deputeti që duam'.

Rama tha se presidenti Meta nuk lë as të vdekurit rehat, e jo më të gjallët, duke iu referuar debatit për dekorimet, ndërsa Bashën e cilësoi si një zëvendësues dhe dezhurn në drejtimin e PD.

"Çfarë kërkon Ilir Meta që nuk lë as të vdekurit rehat, e jo më të gjallët. E bëj këtë pyetje jo për Metën si person, por për fenomenin e tmerrshëm të mos ndaljes në të parti dhe trajtuarit të Shqipërisë si plaçkë dhe shqiptarët mish për top".

Si mundet PD sot të thotë jam gati të qeveris kur nuk ka reflektuar asgjë. Janë të njëjtët njerëz, të njëjtat ide me ndryshimin që në vend të liderit është një zëvendësues, një dezhurn, është një bosh. Por sidoqoftë ne nuk e kemi betejën me ta. Ne PS.

Kundërshtarët tanë në këtë betejë nuk janë ata, ata janë kundërshtarët e Shqipërisë, të së ardhmes së Shqipërisë dhe kundërshtarë të çdo shqiptari që do të jetojë këtu dhe çdo të riu. Kundërshtarët tanë janë ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëpërmbushjeje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari. Ne na duhen vajza dhe djem si vajza që foli para meje, shqiptarë që vijnë nga jeta e përditshme, vijnë nga puna, nga përpjekjet dhe rezultatet në rrugën e tyre, qofshin në rrugën e qytetit, qofshin në rrugën e fshatit”, u shpreh Rama.

Të fundit