Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon sërish protestuesit: Vijnë me autobusa të paguar, po i shërbejnë Rusisë

Rama sulmon sërish protestuesit: Vijnë me autobusa të paguar, po

Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur sulmet ndaj qytetarëve që protestojnë kundër rritjes së çmimeve, ndërsa këta të fundit janë shprehur se nuk do të tërhiqen.

Në një bashkëbisedim me pensionistët, Rama tha se protesta i shërben Rusisë, duke shtuar se ngritja e popujve është pjesë e strategjisë së saj.

Kreu i qeverisë i ka konsideruar të paguar qytetarët që dalin në shesh, ndërsa shtoi se protesta po e shëmton dhe turpëron Shqipërinë. Sipas tij, vetëm në vendin tonë po protestohet për pasojat e luftës në Ukrainë.

“Keqardhje për ata që i sjellin nga të katërta anët e Shqipërisë me autobusa të paguar. Kush i paguan autobusët e naftës të rritur kaq shume me njerëz që protestojnë për naftën.

I paguajnë ata të shkretët që vijnë me dy gishta këtu? Kush i paguan? Kush janë ata që vijnë? Ne e dimë shumë mirë kush janë. Ata janë për keqardhje.

Por turp për ata që e mbështesin këtë protestë, sepse kjo është një protestë që e shëmton Shqipërinë, e turpëron shqiptarin. Në pak ditë që ka nisur lufta ka pasur “shok” në çmime, por çfarë do bëjmë ne sikur historia të vazhdojë me muaj dhe vite.

Do dalim të hamë njëri-tjetrin? Si mund të jemi ne i vetmi vend që proteston për pasojat e luftës mbi çmimet, ku në asnjë vend tjetër ku efektet janë njësoj nuk ndodh.

Këtu bëhet një protestë që mund t’i pëlqejë Rusisë. Sepse kjo është një nga pjesët e strategjisë së asaj lufte, që njerëzit në vendet që e mbështesin Ukrainën të ngrihen në protesta ekonomike dhe të harrojnë ça luhet atje. Atje luhet fati i të gjithë popujve të Europës”, tha Rama.

Të fundit