Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sulmon SPAK: Merret me Ardian Dvoranin që ka shtëpi të para ’90-ës, nuk heton Berishën dhe Metën

Rama sulmon SPAK: Merret me Ardian Dvoranin që ka shtëpi të para

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar punën e SPAK.

Duke folur në Asamblenë e PS, Rama tha se SPAK heton Ardian Dvoranin që sipas tij jeton në një shtëpi të para ’90-ës dhe jo ish kryeministrin Sali Berisha të shpallur ‘non grata’ nga DASH dhe presidentin Ilir Meta.

Sipas tij, SPAK hetoi një kampionin e antikorrupsionit, ndërsa gjyqtarë dhe prokurorë me pasuri marramendëse të përjashtuar nga vettingu nuk u ka hyrë gjemb në këmbë.

“E dini ju që SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë për të vepruar minutë për minutë që të bllokojë Ardian Dvoranin. Njeriun e dekoruar nga DASH. A thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që do largohet nga zyra e presidentit të republikës.

Çështjen e tij procesi e shfryu si flluckë sapuni. Sa gjykatës e prokurorë të nxjerrë nga Vettingu do ishin sot në burg? Se u bë kohë që peshkaqenët Vettingu i ka flakur jashtë, ku janë sot? Janë në punën e tyre, asnjë gjemb nuk i ka hyrë në këmbë. BE ia ka lënë me shkrim që të merret me ta. Kur të ulemi me ta, do na thonë na tregoni pak sa keni çuar në pranga? 0. Kampioni i kundër-korrupsionit i DASH është futur në hetim nga SPAK, për denoncimi të atij që jo unë po gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK, Ilir Metës, kur e kemi ndërmarrë Reformën në Drejtësi, unë personalisht e kam udhëhequr, pa bërë asnjëherë asnjë diskutim, të asnjë neni, që gjithkush këtu, edhe juristët tanë kanë pasur rezerva.

Për hir të së vërtetës, jam para faktit se ata që e nxinë totalisht Shqipërinë, janë sot të paprekur, të gjithë, dhe merren me Ardian Dvoranin që sot e gjithë ditës jeton në një apartament të kohës së diktaturës.

Për të mos folur pastaj për këtë non gratën e madhe, bashkë me shpurën e tij, që na treguakan se nuk ulen me ne për të biseduar për presidentit, po nuk ua dhamë atyre presidencën.  

Non grata nuk është një problem i Amerikës, është një problem i Shqipërisë, nuk është një hall i Amerikës, por i Shqipërisë.

Nëse në këtë vend non grata e madhe, ai i dyti atje, që është i pari në fakt, që SPAK… gjykatësit dhe prokurorët që e bënë baltë dhe gjak të pafajshëm të sistemit të drejtësisë. Të hetohet kushdoqoftë që i përket kësaj bashkësie politike, bujrum çojini, por realisht po hyni në kohën shtesë të ndeshjes me të keqen në këtë  vend, dhe ju skualifikoheni deri tani. Dhe kualifikimi i të keqes është se e keqja do të na vërë përfund sërish këtë vend, siç e kishte vënë përpara se të krijoheshin ju.

PS nuk do të lërë dy gurë bashkë që të mos e lejojë këtë, kemi mbajtur një qëndrim të jashtëzakonshëm për Reformën në Drejtësi, nuk gjendet një diskutim ku të jetë vënë në dyshim qendrimi ynë në raport me këdoqoftë për të cilin drejtësia ka llogari për të bërë. Nuk kemi bërë as gëk as mëk, kur është dashur të merret para drejtësisë secili prej nesh. Tani nuk mban më përballë kësaj tallje të madh, kjo është shumë tallje e madhe”, u shpreh Rama.

 

Të fundit